Mbreti i Zulu Misuzulu Zuelithini u transferua dje në një spital në Afrikën e Jugut, pasi ishte shumë keq.

Autoritetet njoftuan se dyshojnë se ka pasur tentativë për ta helmuar. Spekulimet se mbreti zulu u helmua vjen pas vdekjes së papritur të një prej këshilltarëve të tij kryesorë, i cili gjithashtu dyshohet të jetë helmuar.

U bë e ditur se ndodhet në spital dhe po merr kujdesin e mjekëve. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi zyrtar i mbretit u tha gazetarëve se ai është “në gjendje të shkëlqyer shëndetësore”, nuk është më në spital dhe nuk duhet të ketë “panik të pajustifikuar”.

Sipas BBC, asnjë burim nuk është plotësisht i besueshëm për gjendjen shëndetësore të mbretit, për shkak të mosmarrëveshjes për trashëgiminë në fron. Mbreti Misuzulu u kurorëzua para mijëra nënshtetasve të tij tetorin e kaluar. Megjithatë, ka anëtarë të familjes mbretërore që vënë në pikëpyetje procesin e trashëgimisë me të cilën 48-vjeçari mori titullin e monarkut. Madje ata kanë shkuar në gjykatë, duke pretenduar se trashëgimtari i ligjshëm i Mbretit Goodwill Zuelithini është një tjetër djalë, Princi Shimakande.

Goodwill Zuelithini kishte gjashtë gra dhe të paktën 26 fëmijë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re