Sheiku Raed Salah, njeriu i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar mbrojtjes dhe ruajtjes së xhamisë Al-Aksa në Kuds, nga 15 gusht 2017 ndodhet në paraburgim, kurse më 7 janar sërish do të nxirret para gjykatës izraelite
KUDS (AA) – Eshat Fırat
Lideri i Lëvizjes Palestineze Islamike nga viti 1948 sheiku Raed Salah, njeriu i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar mbrojtjes dhe ruajtjes së xhamisë Al-Aksa në Kuds, nga 15 gushti i vitit 2017 ndodhet në paraburgim, kurse më 7 janar sërish do të nxirret para gjykatës izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Raed Salah u arrestua rreth një muaj pas trazirave në oborrin e xhamisë Al-Aksa në Kuds në mes të korrikut 2017. Policia izraelite bastisi shtëpinë e Salahut në Umm al-Fahm, dhe atëherë u hodhën pretendimet se ai “ka vepruar në nxitje dhe në mbështetje të aktiviteteve të organizatave të paligjshme”.
Omer al-Hamayse, një nga avokatët e Salahut, për AA konfirmoi se Saleh më 7 janar do të dalë para gjykatës./KI/.