Teksa po zhvillohej sfida e Premier League, mes Arsenalit dhe Leicester Cityt, një përplasje e frikshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes. Dueli mes Shkodran Mustafit të Arsenalit, dhe Jamie Vardy i Leicesterit ka përfunduar me pasoja të rënda për shqiptarin.

Vardy i ka dhënë një goditje me shkelm në fytyrë në rënie e sipër, mbrojtësit me origjinë shqiptare. Aq e fortë ka qenë goditja sa Mustafi ka mbetur me disa të çara në fytyrë. Pasojat i ka publikuar vetë mbrojtësi në profilin zyrtar.

“Nuk ka asgjë më të dhimbshme se të mos fitosh kur e meriton,” shkruajti Mustafi në rrjete sociale, duke treguar se pavarësisht plagës në fytyrë, ishte më i lënduar nga rezultati. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re