Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përmes një postimi në Tëitter ka falenderuar të gjitha vendet të cilat kanë kontribuar në rritjen e sigurisë së ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik , një ‘atraksion’ tepër i veçantë për piratët iranianë. Në listën e vendeve ndaj të cilave Pomeo shpreh mirënjohjen është edhe Shqipëria.

“Faleminderit Bahrain, Britanisë, Shqipërisë, Australisë, Lituanisë, EBA për mbrojtjen e një nga linjave të transportit detar nga piratët iranian në Hormuz.

Ne ndihmuam në krijimin e forcës ndërkombëtare të sigurisë për të siguruar Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik nga aktet ilegale të Iranit. E nisëm me 7 partnerë dhe tani jemi 14”, shkruan Pompeo.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re