Ish-ambasadori Roland Bimo, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për stërvitjen e NATO-s në Ballkan, Defender 25 si edhe ndryshimin në politikat ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes.
Ish-ambasadori tha se me ardhjen e presidentit Donald Tump në pushtet, shumë aspekte të mbrojtjes dhe parime kanë ndryshuar, për deri sa Trump bëri thirrjen se “kush paguan do të mbrohet”.
Sipas ish-ambasadorit me këtë qasje rrëzohet neni 5 i NATO-s dhe i gjithë traktati.
Sakaq për ish-ambasadorin mbrojtja më e mirë është ,mbrojtja e aleancave.
Roland Bimo: Ne jemi një vend që jetojmë nga turizmi, nuk kemi burime tjera të ardhurash për të mbijetuar. Natyrisht në një atmosferë lufte frike natyrisht që numri i njerëzve që mund të vijnë në Shqipëri mund të jetë i reduktuar.
Kur ne i kemi hyrë reformës në ushtri që nga viti 1992 dhe deri sa përfundoi ideja themelore ka qenë se ne nuk kemi asnjë kërcënim rreth e qarkë. Tani ka ndryshuar e gjithë qasja. Flitet tani kaq shumë për sistem mbrojtje, sepse ka ardhur në pushtet një person i quajtur Donald Trump që ka një qasje tjetër ndaj gjësë që quhet mbrojtje. I thotë evropianëve që nga 20 janari bëni ç’të doni dhe unë nuk ju mbroj më. Nëse ne ende vazhdojmë mendojmë se NATO do na mbrojë kam përshtypjen se ka një deficit të madh në mënyrën e realizimit se si do realizohet ajo mbrojtje.
Unë kam përshtypjen se neni 5 dhe gjithë traktati ka rënë në kohën kur Donald Trump tha po pagove do mbrohesh, po nuk pagove nuk do mbrohesh. Pra ana e aleatit për vlerat e njëjta që na kanë bashkuar ne nuk kanë të bëjnë me parimet bazë siç është demokracia etj etj..tani nuk kanë të bëjnë më. Tani ka të bëjë vetëm kush paguan.
As Franca nuk e garanton mbrojtjen e vetë duke u mbështetur vetëm te mbrojtja e vetë, as Rusia. Mbrojtja më e mirë është aleanca sepse me këtë buxhet që kemi ne po të mendosh se çfarë të bësh me këto para është jashtëzakonisht minimale