NGA AGRON GJEKMARKAJ

Gojëdhënat thonë që dikur një “Zot shtëpie” ndante punët në mëngjes, ku dikë e çonte për dru, dikë me bagëti, tjetrin në arë e vetë thoshte unë “po thej qafen në një dasem”. Kështu edhe Babo virani ku leh qen e ku del tym neper zijafete ku e ftojnë të tjerët e çave  jua terezit vetë.

Pasi mërzi e madhe i ka rrokanisur  kokën prej luftës në Ukrainë ku vende  si Amerika , Gjermania, Franca nuk po e kapin ushkurin e paqes për ta lidhur mejtoi t’ja gjente vetë terezinë. Çoi haberr si në balada dhe krerët e shteteve erdhën një nga një.

Ajo që ra në sy ishte që në krah mbante Mamicen çehreplotë , e të pikëlluar nga gjëmat e konfliktit. Flokët  i kishte bërë rrjete telash më gjemba ku çdo jezit mund të binte therror i gjakosur.

Shfaqja e saj në krah të Babos kur fatet e atij qerrata glob merren në dorë shton shumë pandehmat dhe rënkimet mos është një hap nga promovimi?! Mos e cakton Komisare të OKB për paqen?

Pasi të ftuarit erdhën dhe diskutuan gjere e gjatë qysh atij zullap Putin ti tregojnë munxet Babua doli me propozime konkrete.

E shikoni këtë burrin tha dhe gishtin drejtoi nga Niko Nikoqiri ? Si të hutuar ata tunden kokën.

Mbrojtjen e Ukrainës do e marrë ky në dorë, jo Austin jo më the e të thashë. Niko është strateg, e ka dorën melhem. Kur të vijë ky behën def taborret e Rusisë. Në pak javë Donbasi e Krimeja bëhen tonat. Pastaj sjell edhe ndoca rroba të perdoruara si i vjen ndoresh. Ministri i mbrojtjes së Ukrainës u skuq pak dhe uli kokën nga xhelozia por edhe Nikua me modesti e percolli.

Popullata civile nuk duhet të bjerë në depresion. Një tur muzikor  e ben Mamica me Mimi di Puccini me këngë xhaz se keto e kanë zënë llaftar të qeruar. Për tu darovitur me shah kam Shalsin. Klosin për ndoj dorë letra.

Zelenski ndërhyri e me takt tha na duhen orator më shumë diksion e temp, ata që yshtin  masen të ketë besim tek lideri.

Ah , aty per aty Babo hazerxhevap tha kam dy që të marrin gjak në vetull për oratori Tezen dhe Dilon. Madje kohet e fundit Dilua është diçka më mirë.

Fjalimi i tij në asamble u pa nga të gjithë si manifest per fitoren. Unë synoj që në pak kohë gjithë partia dhe shoqëria të flasin si Dilua , ai është shumë frymëzues. Çudi nuk kuptoja pse prej shumë ditesh Dilua na rrinte rënde dhe nuk i dukeshim më të seres së tij e paskësh patur nga statusi i ri prej Demosteni.

Po kjo Tezja pyeti Kuleba?! Eh në fakt ajo edhe flet por ka raste që edhe ja merr vençe po do pak raki ballë kazani e kërmë të pjekur! Pastaj tingujt si melek i ka. Jo jo tha Zelenski më mirë Dilua se kjo paska shpenzime.

Dezertorë e trazovaçe keni pyeti Babua?! Po kemi ndoca tha një ushtarak. Unë kam dermanin për ketë punë  ju jap Klotilden e Ermon. Ato të marrin gjak në vetull. I kurdis  e ske nevojë ta kthesh koken pas, u kepusin qafen  qafirve.

Diçka nuk po ecte. Babo u tha nese e keni fjalen per rindertimin ah renkoi kam patur një deli tigrush ai ju bënte punë po çe do iku me la pendet dhe na cimbis nga Lugano.

Tani per inceneratorë nuk keni nevojë se i djeg zjarri i topave mbeturinat besoj , po kur të kini kemi goxha eksperiencë dhe u japim. Në burg kam një skuqder ekspertesh dhe në tjeter që gatitet për të hyrë.

Kur të çlirojmë Krimenë u dergoj Tezen dhe Gonxhen ata bëjnë një ligj per zonat e mbrojtura e ca nga ato pyjet i heqim e me Lalen bejmë ca binara të medha.

Po ky që rri pas teje kaq i sertë pyeti  dikush Babon!  Aa këtë mos ma kerkoni, ky është Taoja të cilin e kam edhe vezir për punet e brendshme  por edhe kryetar të opozites properendimore. Po iku ky Luli më bie në depresion.

Misteri perreth Taos u shtua. Ai për ta perligjur atë zymtohej ënde më. Per gajret pas fitoreve ndanë zjarreve  partizane  në zonat e okupuara u jap Bujarin e Lushnjës dhe Ismenë ata përjetësojnë bëmat, heroizmin në shekuj.

Po na duhen ca zahire tha dikush. Mos kini dert jepni një liçensë të hapë supermarkete Vullnetit dhe jua ëmbelson gojen me ç’farë të lipset.

Ne të opozites teksa admironim gjithë këtë u mblodhem në zyren e Liderit në perspektivë Gazi i cili nuk na qerasi as me kafe. Shyqyr që unë nuk flas por po të qe Salianji aty do lebetitej  dynjaja  kjo munxë.

Por trazimin na e zbuti pakez ardhja e Jorushit të Tabakeve e cila kishte luftuar në kushtetuese si Bubulina në revolucion. Aty bëmë dhe një resme e cila mori dhenë. Merziti lulushërinë, ca në partinë tonë se thanë po vjen edhe Jorushi e ndjekur nga melankolia e na zë vënë, e po kaq ca të qeverisë se thanë e mbyllen bashkimin këta.

Këta tonet harruan që vetë Doktori e quajti aset të çmuar të PD Jorushin e Tabakeve ndaj unë e Gaz Bardhi vdekjen e mendojmë po ti thyejmë më zëmren Doktorit kurrë, më mirë të na fshijë damllaja, boll ja kemi bërë qejfin qeder.

Nderkohë që kronika bën të veten Babua ka çelur dasmen tjeter dhe ka dalë në shteg të oborrit e pret krushqit. Vertitet lart e poshtë dhe sheh nga Presidenca. Po ky mavria Bake xhani mendon ç’ben ? Bakja qet kryet ky i tund gishtin dhe ai fshihet. Humori  i kthehet edhe pse moti ja ka behur jangëllesh sot.  Dasmoret po vinë. Ditmari do dalë perseri ti komentojë në darkë dhe do marrë pergezime per cilesinë e autoçensures.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re