Zhvillimi i një procesi gjyqësor penal, në gjykatën e Fierit, përsa i përkët ceshtjes së shtetasit Elton Bengaj, sipas avokatit të këtij të fundit, Kujtim Cakrani, është shoqëruar me tensione.

Cakrani ka pohuar për Fax News se familjarët e Sabrinës kanë kërcënuar avokatët, duke e cilësuar si një akt të paprecedent.

“Sot ishte seanca paraprake sa i takon ngjarjes së ndodhur 9 muaj më parë, ku Elton Bengaj kreu vrasjen e bashkëshortes, familjarët na kanë kërcënuar ne avokatëve. Kjo është një ngjarje e paprecedentë, ne me anë të kësaj interviste duam të sqarojmë opinionin publik, se vërtetë është një ngjarje shumë e ndjeshme, por nuk mund të kërcënohen avokatët”, tha Cakrani.

Ngjarja ndodhi rreth 9 muaj më parë në zonën e Zhupanit në Fier, aty ku Elton bengaj vrau bashkëshorten e Sabrina Bengaj, në shtëpinë e prindërve të saj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re