Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë 7 propozime për pensionistët, të cilët sipas tij janë kategoria më e diskriminuar.

Meta ka propozuar mbulim të plotë financiar të të gjitha barnave që përdoren nga pensionistët dhe shërbimeve mjekësore.

Ilir Meta: Partia e Lirise dhe grupi i saj i eksperteve shendetesore propozojne:

1. Mbulimin e plote financiar te te gjithe barnave, qe perdoren nga pensionistet dhe te pershkruara me recete mjekësore.

2. Mbulimin e te gjitha sherbimeve mjeksore dhe te infermierise ne banese per te pensionistet me probleme shendetesore.

3. Dhenien e sherbimit mjeksor me prioritet per pensionistet per evitimin e pritjeve te gjata ne qendra shendetesore apo spitale.

4. Sigurimin e sherbimeve mjeksore pa pagese per reabilitimin dhe fizioterapine per pensionistet me semundje invalidizuese.

5. Sigurimin pa pagese te materialeve mjeksore te trajtimit te pacienteve pensioniste ne banese si dhe artikujve mjeksore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), qe mundesojne levizjen dhe pavaresimin jetesor te pensionisteve.

6. Zbatimin e detyruar te protokolleve te geriatrise ne qendrat shendetesore per pacientet pensioniste.

7. Mjaft qendrime kontradiktore dhe te dyfishta per njohjen e kontributeve te pensioneve per kontribuesit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re