Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar me një shkrim ne rrjetin e tij në rrjetet sociale,  lidhur me fondet qe janë premtuar të alokohen për tërmetin e 26 nëntorit.

Nga informacionet që ai referohet  sipas të dhënave zyrtare nga thesari, siç thotë ai vetëm dy nga premtuesit e atyre ditëve i kanë depozituar lekët në thesar.

Tomori nuk lë pa shigjetuar shumë subjekte dhe biznese që ato ditë të veshtira premtuan shumë por deri tani ska gjë në horizont dhe ky është një turp sipas gazetarit.

Postimi i plotë

Mashtruesit e termetit

Nga të gjithë biznesmenet që premtuan publikisht dhurime të mëdha për termetin e 26 nëntorit, vetëm 2 prej tyre e kanë përmbushur premtimin. Ato janë grupi Kastrati dhe Aeroporti i Tiranës. Gjithë të tjerët deri më tani janë në mashtrim publik.

Shefqet Kastrati ka derdhur në  thesarin e shtetit shumën një milione e gjysmë euro si donacione për termetin ashtu sic u zotua publikisht, duke qenë donatori me i madh privat në ndihmë të të prekurve nga termeti.

Po kështu Aeroporti i Tiranes ka përmbushur angazhimin e tij duke dhuruar 1 milione euro për thesarin. Të tjerët, ata që në ditët pas termetit mbushën mediat me premtime miliona euroshe kanë gënjyer. Të paktën deri tani nuk i kanë dhënë paratë.

Begjet Pacolli u zotua të jepte mbi një milion euro, por deri tani nuk ka derdhur asnjë lekë në llogaritë e qeverisë për termetin. Bankers Petroleum u zotua të jepte një milion dollarë, por deri tani ka paguar vetëm 200 mije dollarë. Sipas të dhënave zyrtare nga thesari, grupet e tjera të fuqishme të biznesit që premtuan nga një milion euro po ashtu nuk i kanë derdhur shumat. Disa kanë derdhur vetem nje pjese, te tjere asnje lek. Keta bejne mire te mbajne premtimet per dhurime ndryshe do damkosin vetem si mashtruesit e termetit.

Nder grupet e biznesit te cilet jane angazhuar per donacione nen një milion euro rezulton te kete shlyer premtimin grupi Infosoft me rreth 50 milione leke te reja te dhuruara. Marketing Distribution e biznesmenes Vilma Nushi ka dhene 300 mije euro, ndersa kompania EHV ka dhene 200 mije euro. Nder bankat private bie ne sy grupi OTP, qe ka derdhur 500 mije euro. Te gjitha bankat e tjera private kane dhene me pak se 50 mije euro.

Lista e dhuruesve per termetin eshte e turpshme. Aty mungojne koncesionaret me te medhenj te vendit. Perfituesit me te medhenj nga tenderat publike. Zoteruesit e licencave ekskluzive dhe tregjeve te mbyllura. Ata qe kane perfituar me shume nga paraja publike, por qe nuk japin asgje. Turp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re