Pas orëve intensive me stuhi shirash, situata në Koman dhe në Vaun e Dejës është qetësuar dhe reshjet po s’postohen drejt jugut.

 

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se prurjet në dy basenet ishin përtej parashikimeve dhe veç shkarkimeve të detyruara për të shmangur përmbytjet masive në zonën e Nënshkodrës, po prodhohet energji me kapacitet të plotë.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

“Këto shkarkime bëhen në mënyrë teknike, për të ruajtur nënshkodrën. Nëse nuk do të kishim bërë analizën teknike dhe prurjet anësore të dilnin në nënshkodër, do të kishim përmbytje masive. E kemi menaxhuar me shumë ështirësi situatën për të ruajtur Shkodrën. Vetëm në Bërdicë jemi hasur në probleme, Drini është i pakontrollueshëm. Nëse Drini ka prurje të këtij niveli, ishte një bombë uji dhe pati një shkarkim të paparashikueshëm. Kemi 9 agregatë në punë në Vaun e Dejës dhe Koman duke bërë një prodhim energjetik të rëndësishëm.”

 

Situata nuk është e ngjashme në Fierzë, aty ku reshjet nuk ishin të kënaqshme dhe agregatët nuk janë në punë, për të ruajtur rezervën energjetike.

 

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

“Të vetmit që janë ndaluar prej ditësh janë agregatët e Fierzës, me vetëdije, duam të ngrejmë maksimalisht nivelin e Fierzës. Ka qenë 266, kemi arritr 269 dhe presim të mërkurën të rikthehen reshyjet, për të arritur 276. Presim prurje të konsiderueshme, pas një viti të vështirë.”

 

Ndërkohë, moti i keq nuk ka shkaktuar bllokime në rrugët nacionale, veç aksit Shkodër-Lezhë, ku po kryhen devijime në rrugë alternative, ndërsa nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar po punohet për të rikthyer situatën në normalitet.

 

Për shkak të reshjeve dhe erërave të forta, disa fshatra në vend kanë mbetur pa energji elektrike. Për të rikthyer furnizimin, 223 grupe të OSHEE janë në terren.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re