Sa herë ka reshje shirash rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës bëhet gati e pakalueshme. Për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore e gjithë rruga mbushet me ujë, duke u bërë edhe burim për aksidente.

 

Megjithëse ky fenomen ndodh prej vitesh dhe sa herë ka reshje shirash, drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është marrë asnjë masë. Sipas tyre, problem është edhe për kalimin e këmbësorëve që lëvizin nga njëra lagje e qytetit në tjetrën.

 

Sasia e ujit që grumbullohet nga reshjet e shiut është e madhe duke kaluar edhe në rrugët hyrëse për në lagjen e vjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re