Skip to content

Mbushi furgonin me 20 klandestinë, shoferi braktis mjetin në afërsi të Korçës dhe largohet, policia i vihet në ndjekje

Një furgon me 20 emigrantë të paligjshëm brenda është kapur në afërsi të qytetit të Korçës, më konkretisht në fshatin Drenovë.

Drejtuesi i mjetit, sapo ka pikasur prezencën e policisë është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë në mjet emigrantët që po i transportonte drejt kryeqytetit.

Policia e Korçës ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që po punon për kapjen e tij.

Nga ana tjetër emigrantët e paligjshëm janë transportuar në drejtorinë e kufirit për procedura të mëtejshme.