Babë e bir që i përkisnin mafies italiane Cosa Nostra janë arrestuar nga policia italiane. Të arrestuarit janë Giuseppe Guttadauro, i njohur si “Il dottore” (mjeku) dhe djali i tij Mario Carlo, të dy anëtarë të Cosa Nostra-s dhe të akuzuar për krime të ndryshme të natyrës mafioze.

Hetimet kanë zbuluar se Guttadauro do të organizonte një tregti droge me vendet e huaja, të financuar nga disa palermitanë, duke hapur një kanal për blerjen e kokainës me Amerikën e Jugut dhe me një shqiptar për furnizimin me drogë.

Organizata në të cilën bëjnë pjesë të arrestuarit rezulton se kanë përdorur edhe një stjuardesë për të dërguar në Brazil rreth 300 mijë euro, para të ardhura nga shitja e kokainës.

Giuseppe Guttadauro, për më tepër, do të kishte planifikuar një trafik droge me vendet e huaja, të financuar nga palermitanët. Ideja ishte komplekse dhe e artikuluar dhe përfshinte Shqipërinë, Brazilin dhe Holandën përmes kanaleve të dedikuara për kalimin e drogës dhe atë të parave të destinuara për pagesë.

Droga duhej të vinte nga kanale të ndryshme. Hashashi nga lindja, kokaina nga Amerika e Jugut. Projekti parashikonte përdorimin e një shqiptari për gjetjen e drogës dhe në të njëjtën kohë ofrimin e një kanali për kalimin e kokainës nga Amerika e Jugut, e cila mund të mbërrinte gjithmonë përmes Shqipërisë ose rrugëve të tjera përmes Holandës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re