Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, aktori i madh durrsak i humorit, Fadil Hasa. Sipas të afërmve, ai vuantë prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Fadil Hasa i përket brezit të artë të aktorëve të estradës së Durrësit të viteve ’80-të, nën drejtimin e Haxhi Ramës, babait të Ina Ramës. Ai morri famë sidomos me skeçin “Sheqer, sheqer – kripë, kripë…”, në rolin e një punëtori pastiçerie që alivanosej kur i përmendej sheqeri.

Më pas karriera e tij do të njihte kulme të tjera duke u angazhuar me role dhe në kinematografi.

Më i fundit film ku luaji, ishte “Mao Ce Dun”, përzgjedhur nga regjisori Saimir Kumbaro për të luajtur në rolin kryesor të një arixhiu që përkëdhelej e më pas viktimizohej nga partia, nga ndryshimi i marrëdhënieve me kinezët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re