Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se kjo forcë politike ka mbyllur një cikësh përplasjesh e intrigash.

Në mbledhjen e Kèshillit Kombëtar, ai u shpreh se pas Kuvendit të PD-së të 2 shtatorit “ka nisur numërimi mbrapsht për të gjithë ne”.

“Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë, madje kemi sakrifikuar shumë të gjithë bashkë për të mbrojtur vlerat që na bashkojnë në këtë familje të madhe. Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, të gjithë humbasim”, theksoi kreu i PD-së.

Ai shtoi se sot nis formatimi i forumeve statutore të partisë dhe sipas tij kjo i jep një hov të ri aksionit politik, “që për shumë gjatë u larga nga detyra jonë parësore, ajo e të qenurit në shërbim qytetarëve, të Shqipërisë e të demokratëve”.

Lulzim Basha: Humbëm kohë të çmuar duke u marrë me probleme personale të pak politikanëve. Detyra jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, të Shqipërisë.

Pas Kuvendit Kombëtar të javës së shkuar, hedhim sot një tjetër hap të rëndësishëm për Partinë Demokratike, formatimi i forumeve statutore të partisë. Ky hap i jep hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u largua nga detyra jonë parësore, ajo e të qenurit në shërbim të demokratëve, të qytetarëve, të Shqipërisë.

Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë, madje kemi sakrifikuar shumë të gjithë bashkë për të mbrojtur vlerat që na bashkojnë në këtë familje të madhe. Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, të gjithë humbasim.

Ne humbëm kohë të çmuar duke u marrë me probleme që nuk kanë lidhje me shqetësimet e njerëzve por me shqetësimet dhe problemet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërrojnë të mirën e përbashkët.

Të nderuar anëtarë të Këshillit, Ju jeni dëshmitarë dhe përmbarues të vullnetit të delegatëve të 2 shtatorit, që me votën e tyre zgjodhën një tjetër model politik.

Ky model ndahet me hipokrizinë, me inkoherencën, me standardet e dyfishta, që e kanë neveritur qytetarin nga politika e fasadës, e intrigës, arrogancës, hiles dhe e përfitimeve personale.

Demokratët dhe mbarë shqiptarët presin dhe meritojnë një model krejt ndryshe, të politikës së vëmendshme ndaj njerëzve dhe jo të obsesuar me fatin e vet personal, të një politike të ndjeshme dhe të dhembshur, një politikë e njerëzve dhe për njerëzit, që i dëgjon ata dhe u jep zgjidhje problemeve të tyre. Pas Kuvendit Kombëtar, numërimi mbrapsht ka nisur për të gjithë ne.

Sot nis formatimi i forumeve statutore të partisë, duke i dhënë një hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u larga nga detyra jonë parësore, ajo e të qenurit në shërbim qytetarëve, të Shqipërisë e të demokratëve.

Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë,madej kemi sakrifikuar të gjithë bashkë për të mbrojtur me përgjegjësi vlerat të përbashkëta

Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, ne të gjithë humbasim, siç humbëm një kohë të çmuar duke u marr me probleme që nuk kishin lidhje me ato që shqetsojnë qytetarët, por problmet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërojnë të mirën e përbashkët.

Sot formatojmë forumet statutore të partisë. Secili që bëhet pjesë e forumeve të përtërira të partisë duhet ta shohë këtë si një mundësi dhe njëherësh si një sprovë të angazhimit, si test të vizionit se si duhet që ta drejtojmë aksionin politik të PD.

Sepse, për të ndërtuar të ardhmen para së gjithash ne duhet të rindërtojmë partinë tonë, duke mbyllur një cikël të stërzgjatur intrigash, përplasjesh, bërrylash dhe keqkuptimesh.

Që kjo të ndodhë, unë dhe forumet drejtuese duhet të bëjmë gjithçka që të tejkalohet kriza, përçarja dhe konfuzioni që ka përfshirë anëtarësinë, si dhe një pjesë të konsiderueshme të elitës politike opozitare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re