Ka përfunduar qarkullimi me orar të kufizuar i automjeteve në kryeqytet. Leja e lëvizjes së automjeteve ishte përcaktuar nga ora 06:00 deri në orën 08:00 si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Gazetari Maksi Rama raportoi nga zona e “Zogut të Zi” në kryqytet, ku ka rënë fluksi i automjeteve. Nga pamjet shihet se është shtuar lëvizja e qytetarëve në këmbë.
Po ashtu në këtë zonë ndodhet edhe patrulla e policisë, që bën kontrollin e çdo mjeti që kalon, pasi tashmë është e lejueshme qarkullimi vetëm i mjeteve me autorizim përkatës.
Vijon…
