Dyzetë kandidatë, mes tyre vetëm shtatë gra kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lista me gjithë emrat e kandidatëve është publikuar në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme.

Në një njoftim për mediat, kreu i SPAK Arben Kraja bën me dije se ditën e hënë do të shpallen edhe emrat që do të kalojnë me sukses fazën e parë.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar dyzetë persona, nga të cilët shtatë janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar.

Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të identifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes,”-shkruhet në njoftim.

Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së

Adriatik Ago
Agim Ismaili
Aida Veizaj
Ajas Gjeta
Arben Karkini
Ardian Çipa
Artan Pjetërnikaj
Artan Shkëmbi
Artur Beu

Atnan Shehu
Bardhi Koçi
Blerina Bajollari
Blerta Dervishi
Bujar Madani
Dritan Osmani
Edmond Kasmi
Eduart Merkaj
Endri Hoxha

Enver Levani
Ervin Hodaj
Ervin Hoxha
Gentian Hilla
Gentjan Shehaj
Gjovalin Ulndreaj
Haris Ngjeqari
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Krenar Ahmeti
Kristaq Dashi

Lindita Nushi
Mimoza Haxhihyseni
Pal Shkambi
Pëllumb Seferi
Petrit Imeraj
Rekela Ismaili
Sabri Hoxha
Saimir Shehri
Xhabir Zejnuni
Ylli Pjetërnikaj
Zef Preçi

PROCESI

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në vendin tonë bëri thirrje që Prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ajo njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milionë dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë.

Ambasada Amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBI-ja. Për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re