Aksioni i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit përveç se është fokusuar tek thertoret e mishit, ne vëmendje ka edhe pikat e shitjes se peshkut.
 
Behet fjale per ato njësi qe nuk respektojnë kushtet higjeno- sanitare. Drejtoria e AKU ne Tirane njoftoi se ka inspektuar disa subjekte qe tregtonin mish dhe peshk, nga te cilat tre prej tyre janë gjobitur ne vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe të gjurmueshmërisë.
 
Po ashtu u bllokua edhe aktiviteti i 3 subjekteve. AKU bën të ditur, se çdo biznes i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re