Skip to content

Mbyllen hesapet: Joe Biden, zyrtarisht është presidenti i ri i SHBA

Joe Biden, në një ceremoni në Uashington u bë zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA.

Ai u bë president pasi bëri betimin në Capitol, në një ceremoni të mbajtur pas një procesi kaotik zgjedhor në një vend që ende është i ndarë nga pretendime të pabazuara nga Presidenti në largim Donald Trump për mashtrimet zgjedhore.

Ceremonia e përurimit filloi në orën 5:15 pasdite.

Megjithëse qindra mijëra njerëz ndjekin ceremoni të tilla, këtë herë nuk ishte ashtu.

Për shkak të pandemisë koronavirus dhe masave epidemiologjike, numri i qytetarëve ishte shumë më i vogël këtë herë.

Pas inkursionit të mbështetësve të Trump në Capitol në fillim të këtij muaji dhe protestave të reja të mundshme, një atmosferë e tensionuar mbretëron në Uashington.

Përurimi i presidentit të sapozgjedhur amerikan u zhvillua me masa të pashembullta sigurie. Deri në 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare u vendosën rreth e rrotull Shtëpisë së Bardhë.