SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Dumani, ku rreth 1 vit e gjysmë më parë në sajë të operacionit ‘Plumbi i Artë’, u goditën katër  grupe kriminale, dhe u lëshuan 32 urdhër arreste.

 

Të pandehur për këtë çështje  janë marrë 20 persona.

 

Atyre po i komunikohen akuzat nga ana e SPAK, e pritet që dosja të kalojë për gjykim në GJKKO, dhe seancat për këtë çështje të të nisin gjatë muajit shtator.

 

Për 12 personat e tjerë të cilët janë shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje, referuar procederus do vijojë kërkimi i tyre policor për gati 1 vit, e nëse autoritetet nuk mundin ti arrestojnë atëherë ndaj tyre do nisë procesi në mungesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re