Procesi i numërimit për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Primareve në Vorë ka përfunduar. Kështu, me 277 vota, kandidati fitues që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, është Lulzim Vrana.

“Sot grupi Rithemelimit vendosi standarde të reja në zhvillimin e garës për kryetar bashkie, primaret. Sot në këtë garë që u zhvillua mes meje dhe kandidatit Luan Beta, e falenderoj shumë për korrektësinë që kishim gjatë gjithë kohës së votimit. Objektivi im është që të jem gjithmonë me qytetarët. Mendoj se do të arrij ta fitoj këtë bashki”, tha kandidati Vrana.

Ndërkohë, Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kryetar Bashkie në Dibër.

Ai mori 424 vota të anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët u thirrën për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.

Komisioni i Rithemelimit edhe në Rrogozhinë ka emrin e kandidatit për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai është Hekuran Xhani, i cili përzgjodh me 211 vota të anëtarëve, në primaret e zhvilluara këtë të diel.

Anëtarët e Partisë Demokratike u thirrën këtë të diel për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.

Në Durrës, Komisioni i Rithemelimit ka kandidat për Bashkinë Ardian Mukën. Ai u zgjodh me 1162 vota të demokratëve.

Anëtarët e Partisë Demokratike u thirrën këtë të diel për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.

VIJON numerimi ne Lushnje e Shkoder…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko