Afro 32 mijë maturantë në të gjithë vendin iu neneshtruan  testimit ne lenden me zgjedhje, duke përmbyllur provimet e maturës 2020. Procesi nisi në orën 10:00 dhe nxenesit kishin 2 orë e 30 minuta kohë ne dispozicion. Ata thanë se pyetjet ishin të një niveli mesatar dhe koha e mjaftueshme për realizimin e provimit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, për shkak të pandemisë është anuluar ceremonia e mbrëmjes së maturës. Nxënësit u shprehën jo pak mërzitur për këtë fakt.

Testimi ne lenden me zgjedhje u zhvillua nen masa te rrepta duke respektua protokollin e sigurise. Të rinjtë ishin të gjithe te pajisur me maska dhe doreza.

Maturantët dhane provimet e gjuhë-letërsisë, matematikës dhe gjuhës së huaj, ndërkohë që vlerësimet priten të dalin para datës 25 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re