Bashkia e Durrësit ka mbyllur përkohësisht tregjet industriale deri ne nje moment tjeter. Vendimi është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Perjashtim ben tregu agrubujqësor qe do të punojë me orar të reduktuar.
“Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00. Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij. Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse”,.