Biblioteka Kombëtare përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se do të mbyllet përkohësisht.

Shkak për mbylljen e këtij institucioni, siç sqarohet, janë bërë dëmet që iu shkaktuan një ditë më parë gjatë protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga polici.

Njoftimi:

Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re