Një ditë pas konfirmimit të rasteve “ABC News” ka qenë pranë ambienteve ku kryente aktivitetin kjo kompani. Të martën ajo u mbyll me urdhër të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, pas zbulimit të punonjësve të infektuar me COVID.

Godina është dezinfektuar e gjitha pas konstatimit të rasteve, ndërsa fatmirësisht rezulton se në të nuk ka banorë,  të cilët do të rrezikonin të infektoheshin nga COVID.

“ABC News” mësoi nga  Inspektorati Shtetëror Shëndetësor se ky subjekt ishte kontrolluar edhe më parë dhe një pjesë  e punonjësve vijonin punën nga shtëpia.

Epidemiologët bëjnë të ditur se punonjësit e call-center kanë rezultuar të infektuar nga dy raste të mëparshme pozitive, kontakte të personave të tjerë.

Dyshohet se numri i të infektuarve mund të jetë më i madh, pasi në call-center ka qindra të punësuar.

Por  në këtë godinë ushtrojnë aktivitet edhe biznese të tjera. Call centerat janë aktivitete të kategorizuara me protokoll të kuq për shkak të rrezikut të përhapjes se COVID-19,  por pavarësisht kësaj ata janë lejuar që të punojnë gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Kompanitë call-center mbeten një ndër kategoritë e bizneseve me rrezik më të lartë për përhapjen e COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re