Greqia mbyll disa pika kufitare tokësore, përfshirë edhe Kapshticën, si masa kundër rritjes së numrit të infektimeve.

 

Lajmi u bë I ditur nga Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

 

“Së pari në lidhje me portat e hyrjes tolësore nga nesër, në 06.00 të mëngjesit, pika e kontrollit kufitar të Kapshticës mbyllet. Në kufijtë tanë veriorë, portat hyrëse të Kakavia, Evzoni dhe Promachonas do të qëndrojnë të hapura, ndërsa në pikën kufitare të Nymfaia do të kalojnë vetëm kamionët.

Ata që hyjnë në vend, përveç demonstrimit të detyrueshëm të një prove molekulare negative të PCR për 72 orë, gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë sipas planit të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile dhe EODY. Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe natyrisht të drejtohen në destinacionin e tyre bazuar në PLF që do të dorëzohet., shtoi Petsas.

 

Në këtë mënyrë me masat e reja të Greqisë, mbetet e hapur vetëm dogana e Kakavijës.

 

Duke folur për  ngarkesën epidemiologjike në Greqinë Veriore, Petsas pohoi se kontrollet e respektimit të masave janë intensifikuar. Numri i rasteve mbetet i lartë gjithsesi në zonat veriore.

 

Për këtë arsye forcohen kontrollet në Greqinë Veriore dhe në bashkëpunim me Vetëqeverisjen Lokale dhe Policinë Bashkiake kontrollet forcohen si në lëvizjet e qytetarëve ashtu edhe në vendet e punës ”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re