Dje ka ulur siparin edhe kampionati i Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar, ku në grupin B bënin pjesë edhe dy ekipet e qarkut Berat: Skrapari dhe Naftëtari. Kjo kategori ka shpallur edhe verdiktet e veta me Devollin dhe Tërbunin që ngjiten një kategori më lartë ndërkohë që presin të luajnë mes tyre edhe finalen e kësaj kategorie. Ndërsa do të jenë Luzi dhe Shkumbini dy skuadrat e dyta që shkojnë në play off për tu ngjitur një kategori më lartë. Skuadra nga Bilishti ka vendosur edhe një rekord më vete pasi e mbylli sezonin pa asnjë humbje.

Ndërkohë Naftëtari e ka mbyllur sezonin me një fitore në shtëpi ndërsa Skrapari edhe pse në avantazh për një pjesë të mirë të ndeshjes e mbyll me një barazim në transfertë por prej javësh këto dy skuadra luanin një kampionat të qetë pasi nuk kishin objektiva.

Naftëtari që kaloj një sezon të vëhstirë këtë vit ia del ta mbyll me një fitore në “Bashkim Sulejmani’’ ndaj Memaliajt. Seria e golave hapet nga një gol i shpejtë i Anest Marini në minutën e 12’ por me këtë avantazh mbyllet fraksioni i parë i lojës. Por pjesa e dytë nis me një karton të kuq për kuçovarët pasi ndëshkohet Koxhaj, i cili e la skuadrën për 36’ minuta me një futbollist më pak. Pavarsisht se në inferioritet numeric sërish kuçovarët shënojnë këtë herë nga pika e bardhë me Haxhiun. Por në katër minuta janë miqtë nga Memaliaj që zgjohen dhe shënojnë dy herë për të barazuar sfidën. Është fillimisht Çaushi e më pas Koçi që barazojnë shifrat. Por ky barazim zgjat pak pasi sulmuesi Kallmi shënon për të vulosur sfidën dhe fitoren e Naftëtarit.

Skrapari ka zhvilluar një ndeshje të mirë në Maliq përballë një prej skuadrave më të mira të grupit B dhe për një pjesë të kampionatit një rivalizuese e denjë për Devollin dhe Shkumbinin. Skrapalinjtë ishin të parët që shënuan nga pika e bardhë me Alij ndërsa Ivani barazoj për vendasit. Me një tjetër 11 metërsh këtë herë është Pepa që kalon sërish Skraparin përpara dhe me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë i lojës. Por Skrapari nuk ia del ta mbyll me një fitore sezoni pasi e pëson në minutën e 70’ kur për Maliqin shënon Tahirllari./Berati.TV

Kategoria e Dytë, grupi B

Maliqi 2-2 Skrapari

Shënues: Ivani 27’, Tahirllari 70’/ Aliaj 17’(pen), Pepa 33’(pen)

Naftëtari 3-2 Memaliaj

Shënues: Marini 12’, Haxhiu 77’ (pen), Kallmi 85’/ Çaushi 81’, Koçi 84’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re