‘Euro 2020’ mbetet vetëm një ëndërr për Kosovën. Maqedonia e Veriut i ka mposhtur 2-1 ‘Dardanët’ dhe do të luftojë me Gjeorgjinë për një biletë në Kampionatin Evropian.

Ëndrra evropiane për Kosovën mbetet vetëm ëndërr. Në gjysmëfinale të play-off, Kosova, që luajti edhe me mungesa të Rrahmanit, Kryeziut, Muriqit e Rashicës, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

Të gjitha golat në stadiumin “Tose Proeski Arena” u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë.

‘Dardanët;, pavarësisht mungesave, bën paraqitje vërtet të mirë, por ishin të pafat, pasi e nisën keq takimin duke pranuar autogol në minutën e 16’.

Benjamin Kololli, pa dashje, devijoi goditjen e kundërshtarit dhe topi përfundoi në rrjetën e Aro Muric që nuk ishte në natën e tij më të mirë.

Kosova reagoi dhe barazoi menjëherë rezultatin, në minutën e 29’. Florent Hadërgjonaj shfrytëzoi një gabim të portierit vendas dhe shënoi për 1-1 një gol shumë të bukur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re