Një demokrat ka marrë fjalën gjatë Foltores së Berishës në Gjirokastër, duke shprehur habinë me ironi si ka mundësi sa herë vijnë të majtët në pushtet ka 3 ditë bukë dhe 3 ditë drita, duke e lidhur pak me situatën e vështirë që ka mbërthyer vendin teksa është paralajmëruar rritja e ccmimeve të ushqimeve, dritave dhe naftës.

Aq ka mjaftuar që salla të shpërthejë në të qeshura. “Kam ardhur nga Greqia t’iu them dy llafe. Si ka mundësi sa herë vjen e majta në pushtet: 3 ditë bukë dhe 3 ditë korent”, tha ai.

Ish-Kryeministri iu përgjigj duke i thënë se kjo ndodh për arsye se mazhoranca vetëm vjedh.

“Sepse ata janë në gjumë dhe vetëm vjedhin e vjedhin. Kjo është e vërteta. Sot kostoja e punëve publike me paratë tuaja është 8 herë më e lartë se sa kostoja e ndërtimit po sot me paratë e komisionit europian. Po pse? Sepse Komisioni Europian sigurohet që paratë e tyre të mos vidhen. Baxhanaku i Edi Ramës ka vfituar qindra milionë, ndërkohë ai s’duhet te merrte pjesë në tendera për shkak të lidhjeve familjare. Vetëm 4 deputetë të saj kanë fituar 500 tendera. Prandaj ndodh ajo, ata vjedhin dhe vetëm vjedhin”, deklaroi Berisha.

A do jetë në gjendje të rikthejë të larguarit nga PD ishte pyetja e fundit për Berishën. Ai tha se sigurisht që do të bëhet kjo gjë.

“Do i kthejmë ata të gjithë pa përjashtim kur ata të besojnë se ne kemi votën bazë dhe do jetë vota ajo që do përcaktojë vendin dhe meritën e gjithësecilit. Nuk kemi shkop magjik por në marrëdhënie ka disa detyrime. Ka mirëbesimin. Nëse ke derdhur mijëra vite djersë dhe marr lapsin e të vë kryq, kjo tregon se në radhë të parë kam krizë të madhe personaliteti. Ata kanë dhënë ndihmën e tyre. Më erdhi një pensionist, kisha vite pa e parë. Cfarë ishte kërkesa e tij? Hapni një zyrë, të regjistrohemi dhe ne se jemi në PD. Unë jetoj në një fshat në perfieri të Tiranës. Shkoj shumë mirë me fshatarët, por ata janë të majtë. Unë nuk kam ccfarë i them atyre se ata më thonë po ccke ti, ty stë vlerësojën të tutë. Këtu qëndron forca jonë, të hapemi drejt prurjeve të reja“, tha Berisha në mbyllje të takimit.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re