Skip to content

Mbyllet Gjykata e Apelit në Vlorë, konfirmohet një punonjës me COVID-19

Një tjetër institucion në qytetin bregdetar është mbyllur prej COVID-19. Gjykata e Apelit të Vlorës prej dy javësh do të jetë e mbyllur, pasi një punonjës rezultoi pozitiv me koronavirus.

Gjykata e Apelit të Vlorës pritet të rihapet më 31 gusht. Ndërkohë tre punonjës të tjerë në këtë institucion janë testuar dhe pritet të dalin përgjigjet e tyre.

Më parë në Vlorë prej COVID-19 është mbyllur Gjendja Civile, Bashkia si dhe AKU.