Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

 

Ai është nën akuzë për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë”.

 

SPAK i kërkoi gjithashtu gjykatës, konfiskimin e 7 pasurive të pajustifikuara të ish-gjyqtarit.

 

Guxim Zenelaj dha dorëheqjen në vitin 2017 sapo përfundoi mandatin në Gjykatën e Lartë, duke iu shmangur filtrit të vetting-ut.

 

Por Zenelaj bashkë 19 gjyqtarë e prokurorë të tjerë u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për korrupsion, e për pasojë SPAK arriti të provojë fshehjen e pasurive.

 

PASURITE E GUXIM ZENELAJT:

Tokë me sipërfaqe 1000 m² në Porto Palermo, Himarë-Vlorë,

 

Bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

 

Bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

 

Pasuri me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

 

Apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

 

Pasuri me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

 

Apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re