Duke qenë se dje, më datën 23 qershor, përfundoi afati i fundit për marrjen e lejes nga qeveria për rifillimin e aktiviteteve me salla të mbyllura, Federata Shqiptare e Volejbollit  ka zyrtarizuar ditën e sotme mbylljen e sezonit.

FSHV ka përcaktuar fituesit  të cilët janë, Erzeni për meshkuj dhe Mirdita për femra, duke i dhënë në këtë mënyrë të drejtën për pjesëmarrje në Kupat e Evropës. Vendimi për shpalljen kampion të këtyre dy ekipeve nuk do të jetë honorifik dhe as nuk do të shënohet në në librin e artë të volejbollit shqiptar, ç’ka nënkupton se ka vlerë vetëm për përfaqësimin në nivel Europian.

Ja njoftimi i plotë i Federatës Shqiptare të Volejbollit:

“Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot eshte akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet, shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20 si më poshtë: 1. Mirdita, fitues tek femra A1; 2. Agritourism Huqi, fitues tek femra A2; 3. Erzeni, fitues tek meshkuj A1; 4. Skenderbeu, fitues tek U-20 (të reja); 5. Farka Volley, fitues tek U-21 (të rinj).

Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejten të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga CEV-i. Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë Sekretariatit të FSHV-së brenda dates 15 korrik 2020. Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos perseritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm! Sekretariati i FSHV-së”, shkruan FSHV në faqen e sajë zyrtare.

Gjatë asamblesë të mbajtur disa ditë më parë u vendos gjithashtu shkrirja në një kategori të vetme e grupeve A1 dhe A2 për femra për edicionin 2020-2021.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re