Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë nepermjet nje njoftimi per mediat risolli ne vemendje vendimin e nje dite me pare te qeverise greke per te mbyllur plotesisht piken Kufitare te Kapshtices ne hyrje dhe ne dalje, per mjete dhe njerez.

“Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë”, thuhet ne njoftim.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës.

Greqia e mbylli kete pike kufitare por edhe disa te tjera per shkak te situates se rendebl nga Covid-19 ne veri te Greqise.

Megjithate shqiptaret qe jetojne ne Greqi apo kane kontrata pune, apo shkojne ne Greqi per arsye mjekesore mund te kalojne permes pikes se Kakavijes e cila do vazhdoje te jete e hapur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re