Ditën e sotme ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku pritej prezantimi i dy raporteve finale nga palët. U miratua raporti i mazhorancës dhe u rrëzua ai i paraqitur nga opozita. Ky raport do të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të prezantohet dhe të miratohet.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar duke thënë se raporti i nxjerrë nga opoaita do të dërgohet në SPAK për hetimet e mëtejshme.

Mbledhja e parë e komisionit Hetimor për Inceneratorët nisi në datën 7 shkurt të këtij viti dhe pati shumë zyrtarë të lartë të cilët u ftuan për të dëshmuar duke filluar që nga kryetarët e bashkive deri tek kryeministri Edi Rama.

Sipas opozitës, në çështjen e inceneratorëve bëhej fjalë për një “aferë korruptive” të miratuar nga qeveria për të marrë para nga buxheti i shtetit për një punë që inceneratorët nuk po e bënin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re