Mbyllet konsultorja e fëmijëve në qytetin e Pogradecit pas tre rasteve pozitive me Covid në qytetin juglindor.
Burime zyrtare bëjnë me dije se një mjek dhe dy infermiere të kësaj qendre rezultojnë të infektuara ndërsa përgjigjet për pjesën tjetër të personelit kanë ardhur negative.
Te njëjtat burime thanë se 11 punonjësit e konsultores së fëmijeve në Pogradec janë karantinuar. Ndërkohë që njësia vendore e kujdesit shëndetsor ditën e sotme ka marrë tamponë të tjerë të personave të kontaktit kryesisht familjarë të tyre por dhe nënave dhe fëmijeve që janë vizituar pranë kësaj qendre shëndetsore gjatë ditëve të fundit.
Gjithashtu ditën e sotme të gjitha ambjentet e qendrës i janë nënshtruar dezinfektimit.
Zyrtarisht nuk bëhet me dije se si janë infektuar tre punonjësit, por përgjegjësja e kësaj qendre nuk e përjashton mundësinë që të jenë transmetuar nga nëna të cilat kanë ardhur nga zona të tjera për të kërkuar shërbim mjekësor në konsultore.
