Një mjeke gjinekologe e maternitetit të Lushnjes ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

‘Panorama’ raporton se pas izolimit të këtij rasti, është mbyllur materniteti i spitalit ‘’Ihsan Çabej’’ në qytetin e Lushnjes.

Mjekja rezultoi e prekur pas një hetimi të kontakteve të një të afërmi të saj i prekur më herët.

Mësohet se ndërkohë janë marrë tamponë të të gjithë stafit dhe do priten përfundimet e tyre, pas te cilave do te vendoset me tej, edhe se kur do te rihapet materniteti.

Vizitat ndërkohë do të bëhen në ambulancë dhe në qendrat shëndetësore të lagjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re