Dita e djeshme ishte edhe dita që mbyllte merkaton dimërore edhe për Kategorinë Superiore dhe të Parë në Shqipëri. Në këtë merkato Tomori ka bërë plot pesë afrime të reja por nuk kanë munguar edhe largimet. Madje ato nisën të parat mbylljes së pjesës së parë të sezonit, të cilat nisën me brazilianin Zhan Rodrigo, i cili u largua duke sjell edhe një problematikë me klubin duke u bërë edhe pjesë e medias. Pas tij ishte edhe braziliani tjetër Andres Markiori por ky në marrëveshje me klubin dhe mesfushori Kristi Joti që u kthye në Kukës duke e mbyllur para kohe huazimin e tij.

Po ashtu largimet vazhduam me ato të mesfushorit Gega dhe kapitenit të skuadrës Ervis Çaço që është edhe largimi më i rëndësishëm për skuadrën. Ndërsa në ditën e fundit të merkatos ëhtë larguar edhe dyshja nigeriane Frajdej dhe Ogbodike.

Ndërsa afrimet dy prej tyre janë rikthime ato të sulmuesit Galica dh mbrojtësit Hoxha. Po ashtu pesëshja e afrimeve plotësohet me Dukën, Kacolin dhe Dore.

Tomori:

Afrimet: Olivier Dore(Besëlidhja), Elhan Galica (Ada), Gëzim Hoxha (Burreli), Kevin Kacoli (APO Keratsini), Mirel Duka (Besa)

Largimet: Zhan Rodrigo (papërcaktuar), Andres Markiori(papërcaktuar), Kristi Joti(Kukësi), Ardian Gega(papërcaktuar), Ervis Çaço (Besa), Brajt Frajdej (papërcaktuar), Kingslei Ogbodike(Kastrioti)

Ndërkohë Tomori sot nën drejtimin e teknikut Santiliano Dule ka mbyllur edhe përgatitjet për ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2019 ndaj Turbinës. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut  dhe ndeshja do të luhet pa tifoz për shkak të dënimit të tifozerisë cërrikase. Nesër për teknikun Dule janë të pagatshëm Mujkiç dhe Mersini ndërkohë pritet që ta nisin nga minuta e parë dy nga afrimet e janarit Duka dhe Dore.

Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Shaqe, Dore, Beci, Paja, Dervishi, Sharavolli, Koleci, Duka, Drabo, Dyca. Tr. S. Dule

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re