Skip to content

Mbyllet misioni i 60 infermierëve shqiptarë në Itali, ja gjesti i veçantë dhe kush i priti (FOTO)

Ministrja Manastirliu bën me dije se ka përfunduar edhe misioni i dytë i infermierëve shqiptarë në itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën ndaj COVID-19.

Kjo ishte ndihma e dytë e Shqipërisë për Italinë, 60 infermierë në zonën e Marche të cilët sipas ministres e kanë kryer misionin me sukses dhe janë shëndoshë e mirë. Grupi është pritur nga zv.ministrja Rakacolli, ndërsa në duar mbanin edhe një flamur italian.

STATUSI NGA MANASTIRLIU

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet Covid zonën e Marche në Itali.