Autoritetet shëndetësore në Tiranë bëjnë me dije se një tjetër çerdhe është mbyllur për shkak të koronavirusit, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive.

Në datën 12 Qershor, ditën e Premte, në momentin e paraqitjes në punë, në zbatim të protokollit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në çerdhen nr.11 u konstatua një punonjëse me temperature. Që nga ajo ditë, punonjësja nuk është lejuar në mjediset e punës dhe është karantinuar në banesën e saj. Pas raportimit të rastit është kryer edhe tamponi.

Jemi duke pritur vënien në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor, i cili bën edhe konstatimin, si dhe daljen me vendim nga Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, që vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë. Këto masa do të kontrollohen nga ISHSH.

Kujtojmë se pak ditë më parë çerdhja nr.6 në rrugën “Nikollla Tupe”, në Tiranë u mbyll për shkak se një punonjëse e stafit rezultoi pozitive me COVID-19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re