Skip to content

Mbyllet numërimi i votave në Bashkinë e Këlcyrës, kandidati i Alibeajt i heq demokratit fitoren. Fiton PS

Collage Maker 15 May 2023 07 48 AM 9897





Me një rezultat shumë të ngushtë është ndarë rezultati zgjedhor në bashkinë e Këlcyrës ku vendimtare kanë qenë votat që ka marrë në këtë garë kandidati i Enkelejd Alibeajt, Adriatik Spahiu.

Capture

Në rezultatet përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i PS, Klement Ndoni ka marrë 49.33% të votave.

Nga ana tjetër votat demokrate kanë qenë shumicë por të ndara në dy kampe ku Arjan Kasaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 47.32% të votave ndërsa Adriatik Spahiu i PD zyrtare, ka marrë 3.35% të votave.

“”