Federata shqipatare e volejbollit mbyll zyrtarish sezonin 2019-2020.
23 qershori ishte afati fundit që asambleja kishte caktuar për ministrinë e shëndëtësisë lidhur mbi një vendimin përfundimtar.
Por edhe sot lojrat me dorë nuk mundën të merrnin dritën jeshile. Ne keto kushte komiteti ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 me fitues për femra mirditën dhe erzenin per meshkuj.
Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes komiteti ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e kupës së shqiperise do të kenë të drejten të marrin pjesë në kupat e evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara federata europiane e volejbollit.
Kampionati i volejbollit u ndërpre më datën 7 mars dhe është i pari kompeticion sportiv i mbyllur zyrtarisht në shqipëri si pasojë së covid-19.