Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim jozyrtar me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.
Kim dhe Basha u panë në një dark jozyrtare në një restorant shumë pranë Kryeministrisë në një vend lehtësisht të dukshëm.
Takimi nisi në orën 19:30. Fillimisht mbërriti Lulzim Basha e pas pak ambasadorja Juri Kim. Ora policore nuk u respektua, takimi mbaroi ne orën 22.20 të mbrëmjes.
Në këtë takim të gjatë jozyrtar, kreu i PD dhe ambasadorja mendohet të kenë diskutuar për një sërë çështjesh të aktualitetit.
Fokusi është mësuar se është vendosur tek vendimi i Prokurorisë së Dibrës, që pas vitesh hetime pushoi dosjen e bujshme 184 të manipulimit të zgjedhjeve të pjesshme të 2016.
/faxweb
