Pas 5 orësh është mbyllur mbledhja e shefit të qeverisë Edi Rama me ministrat, mbledhje e cila do të vazhdojë nesër në orën 9 të mëngjesit.

 

 

Në fokus të takimit ka qenë puna e qeverisë gjatë vitit që sapo u mbyll dhe sfidat për vitin 2023.

 

 

Pak detaje kanë dalë nga analiza e punës së qeverisë por vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale theksoi se janë diskutuar projekte konkrete që do të zbatohen këtë vit.

 

 

“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.” shkroi ne facebook shefi i qeverisë Rama.

 

 

Meqënese ky vit është vit zgjedhor, nesër pas mbledhjes me ministrat, lideri i mazhorancës Edi Rama do të takojë edhe drejtuesit socialistë të 12 qarqeve të vendit.

 

 

Takimi do të fokusohet vetëm tek puna për fitoren e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re