Është përmbyllur plotësisht procesi i numërimit të votave në qarkun Kukës, si për votimin brenda vendit ashtu edhe për votat e ardhura nga diaspora.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndarja e mandateve në këtë qark shkon 2 për Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe 1 mandat për Partinë Socialiste.
Dy deputetet e PD-ASHM janë Flamur Hoxha, kandidat në listën e mbyllur dhe Shkëlqim Shehu, kandidat në listën e hapur. Shehu sipas rezultateve nga KQZ, ka siguruar 7493 vota.
Pjesë e Parlamentit nuk do të jetë më deputeti Isuf Çelaj, i cili ka qenë në listë të hapur dhe nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një mandat. Sipas KQZ, Çelaj ka siguruar vetëm 7060 vota, i pasur nga Elvira Peka, me 2459 vota, e cila po ashtu nuk do të jetë pjesë e Parlamentit.
Ndërkohë, i vetmi deputet i PS në këtë qark do të jetë Eduard Shalsi, i cili ishte në listë të mbyllur.
Tre kandidatët e listës së hapur, Alban Zeneli (4207 vota), Ali Hallaci (3935 vota) dhe Aristogena Poga (1602 vota), nuk do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.