Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit në 6 bashki të vendit. Materialet e kutive të votimit do të shoqërohen nga efektivët e policisë. Deri më tani raportohet për një numër të ulët votuesish. Dibra ka qenë bashkia e cila ka pasur pjesëmarrjen më të lartë në procesin e votimit me 43% të shtetasve me të drejtë vote.

Në Vorë kanë marrë pjesë në votime 39% të qytetarëve.

Sa i përket pjesëmarrjes në bashkinë e Shkodrës, numri i votuesve ka qenë më i lartë në qytet ndërsa më e ulët në fhstrat e zonave më të thella ku ka patur reshje të shumta dëbore. Deri më tani PD ka bërë 3 kallëzime në SPAK për shit-blerje votash në Shkodër.

Votimi është mbyllur edhe në bashkinë e Durrësit dhe tanimë po transportohen materialet e kutive zgjedhore ku gjendet fletat e votimit me vullnetin e qytetarëve. Pjesëmarrja raportohet të ketë qenë e ulët për faktin se qytetarët nuk i kanë konsideruar mjaftueshëm të rëndësishme këto zgjedhje të pjesshme lokale me mandat 1-vjeçar.

Në bashkinë e Rrogozhinës, kanë marrë pjesë në zgjedhje rreth 28% të shtetasve me të drejtë vote. Nuk ka pasur incidente apo konflikte mes komisionerëve apo qytetarëve të cilët kanë votuar. Më së shumti me pjesëmarrjen e ulët, ka ndikuar shpopullimi në masë që po ndodh në këtë bashki.

Sa i përket votuesve të cilët kanë marrë pjesë në votime, bëhet me dije se ka pasur një numër tepër të ulët të të rinjve, duke përmendur si shkak edhe largimet e shumta nga Shqipëria.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re