Skip to content

Mbyllet protesta/ Basha: Fundi i Ramës, dërrmues. Do e ndërtojmë Teatrin Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se protesta para Ministrisë së Brendshme, ka provuar që opozita nuk trembet. Basha tha se fundi i Ramës do të jetë dërrmues, teksa ripremtoi ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Rrugës për t’u kthyer në selinë blu, Basha foli për gazetarët dhe u shpreh: “Opozita do të jetë në krah të qytetarëve. Siç e patë sot dhe e pa e gjithë Shqipëria, frika ndaj barbarisë do të shuante protestën.

Ka 7 vite që luan me fatin e tyre dhe Kushtetutën e vendit. Fundi do të jetë i shpejtë dhe dërrmues. I qëndroj kontratës me aleancën për të rindërtuar teatrin. Përgjegjësit do të çohen para ligjit”-tha Basha.

I pyetur prej gazetarëve se a do të lejohet ndërtimi i Teatrit të Ri nga opozita, Basha tha: Milionat e eurove nuk do t’i gëzojnë ta dish këtë. Shqiptarët do të bashkohen. S’do të ketë më një aferë tjetër. Bashkë me betejën për demokraci do t’ju rikthejmë shqiptarëve paratë e tyre.