Protesta e PD në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është mbyllur, pas gati dy orësh.

 

Kryedemokrati Sali Berisha ka falur Gert Shehun, i cili e qëlloi me grusht në nisje të tubimit.

 

Shehu, i cili është person me probleme mendore, ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, ndërsa policia e ka marrë në pyetje, si dhe ka shkuar për kontroll në banesën e tij.

 

Nga protesta, Berisha kërkoi ta lironin, duke theksuar se ai është një mjeran që ka shitur veten.

 

“Liroje fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten. Duke qenë se sot në Tiranë janë mbledhur të gjithë liderët e krishterë, mundohen ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia, nuk kanë asgjë të përbashkët, ka vetëm një arkitekt, është vetëm Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re