Është mbyllur protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës, e organizuar që prej orës 17:00 përballë kryeministrisë pasditen e sotme.

Në fjalën e tij përmbyllëse aktivisti Adriatik Lapaj bërë me dije mbajtjen e protestës së radhës, e cila do të jetë ditën e hënë në orën 17:00.

“Duke qenë se katër ditë më parë unë thash ratësisht do shkoj të protestoj dhe çuditërisht u bashkuan mijëra veta.

Unë personalisht pa ia imponuar asnjë tjetri, në demokraci dhe vullnet të plotë, do lë disa ditë kohë për të reflektuar mbi protestën time dhe do protestoj sërish ditën e hënë në orën 17:00.

Ndoshta rastësisht bëhemi ditën e hënë më shumë dhe se sot, ndoshta rastësisht“, tha Lapaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re