Skip to content

Mbyllet protesta/ Nesër do “blindojnë” SPAK, më pas në të gjithë Shqipërinë me peticionin

Protesta e dytë e Aleancës për Teatrin si reagim për shembjen e godinës është mbyllur këtë të mërkurë, por axhenda thuajse ka qenë e përcaktuar. Organizatorët kanë bërë të ditur se nesër paradite në orën 11.00, të gjithë janë thirrur të jenë përpara SPAK, me qëllim që të vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme të hetojë skandalin e Bashkisë.

Më pas Robert Budina, si një ndër organizatorët e protestës tha se pas kësaj, do të ketë një rrugëtim në të gjithë Shqipërinë për të firmosur peticionin që u nis sot si risi në protest.

Ndërkohë, nëse nuk do të ketë reagim thanë organizatorët, atëherë do të ketë të tjera njoftime për organizimet e Aleancës për Teatrin.