Është mbyllur protesta kundër rritjes së çmimeve e cila fillopi ditën e sotme në orën 11:00 duke marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë.

Protestuesit janë drejtuar me të njëjtat kërkesa dhe pas disa orëve qëndrimi në shesh janë shpërndarë për t’u riorganizuar sërish në një orë më vonë gjatë mbrëmjes. Por organizimi i tyre ka qenë i pamundur pasi forcat e policisë ndërhynë për të larguar grupin e protestuesve që ishte rigrupuar, me arsyetimin se nuk kishin dorëzuar njoftim për bllokimin e rrugëve pas orës 19:00.

Kjo ka shkaktuar përplasje mes efektivëve dhe protestuesve të cilat më vonë deklaruan se do të ndiqnin me hapa ligjorë dhunën që policia kishte ushtruar ndaj tyre.

Nga ana tjetër, zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Luigj Vathi në një deklaratë për mediat u shpreh se protestuesit ishin larguar nga rruga me qëllim që të zhbllokohej qarkullimi për drejtuesit e automjeteve dhe se protesta e tyre mund të vazhdonte në trotuar.

Protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë para kryeministrisë edhe për disa orë të tjera ndërsa së fundmi bëhet me dije se protesta është mbyllur pasi pjesa më e madhe e protestuesve janë larguar dhe ende nuk dihet nëse do të ketë sërish një organizim ditën e nesërme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re